Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tome Gashi për Kurtin: “Në trurin e tij është vetëm një emër, Vjosa Osmani”

GD
Gazeta Demos25 shkurt 2026 në 16:21
Tome Gashi për Kurtin: “Në trurin e tij është vetëm një emër, Vjosa Osmani”

Avokati Tome Gashi, i ftuar në emisionin “Kosova Live”, në T7 ka komentuar zhvillimet e fundit politike lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të vendit.

Ai theksoi se përgjegjësia kryesore për këtë proces bie mbi Kryeministrin Albin Kurti, i cili sipas tij është i përkushtuar që brenda afateve ligjore të sigurojë një zgjidhje.

“Duke pasur parasysh përgjegjësinë që e ka zoti Kurti në situatën ku jemi, ai është i përkushtuar që brenda këtyre shtatë ditëve të bëhet zgjedhja, sipas ligjit, e presidentes apo rizgjedhja e zonjës Vjosa Osmani”, deklaroi Gashi.

Sipas tij, ndonëse në takimet politike nuk janë përmendur emra konkretë, është e qartë se mbështetja është e orientuar drejt presidentes aktuale.

“Unë di saktësisht që aty nuk kanë folur për emra të përveçshëm, por është nënkuptuar. Kushdo që ia don të mirën Kosovës duhet ta përkrahë Vjosa Osmanin për punët e mira që i ka kryer”, u shpreh ai

Ndër të tjera, Gashi dha edhe një deklaratë të fortë për qëndrimin e Kryeministrit Kurti, duke lënë të kuptohet se emri për president tashmë është i qartë.

“Albin Kurti s’ka pse me mendu 24 orë, sepse në mendjen e tij, në trurin e tij, ka vetëm një emër Vjosa Osmani. Mirëpo, punën po e bën mirë, sepse fillimisht po don me i siguru votat e deputetëve në Kuvend”, deklaroi Gashi.

Sipas tij, kjo qasje tregon një strategji të kujdesshme politike për të siguruar mbështetjen e nevojshme parlamentare para se të formalizohet kandidatura.

Tome Gashi

Më shumë nga Lajme

  • 21:20Fetoshi: Vuçiq e sheh Urën e Ibrit si kërcënim, NATO-ja si progres
  • 21:11Mashtroi një familje me bileta avioni, arrestohet personi përgjegjës i kompanisë
  • 21:11Vdekja e punëtorit në KEK, ndalohet një person
  • 21:06Thaçi: PO-ja shqiptare në Rambuje tregoi përgjegjësi kombëtare
  • 21:03Çka i kishte thënë Rugova gjatë konferencës së Rambujesë, tregon Thaçi