Kandidati për deputet nga Aleanca, Arbër Tolaj, ka uruar fëmijët me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, duke theksuar se mirëqenia e tyre duhet të jetë prioritet i institucioneve.
Tolaj ka deklaruar se gëzimi i fëmijëve është pasqyra e shtetit dhe se ata përfaqësojnë të ardhmen më të çmueshme të Kosovës.
Shkrimi i tij:
Gëzimi i fëmijëve është pasqyra e shtetit tonë. Ata janë e ardhmja jonë më e çmueshme.
Në këtë 1 Qershor, duhet të pranojmë se përkrahja institucionale mungon, nga kushtet në shkolla e çerdhe e deri te fëmijët me nevoja të veçanta.
