Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Time Kadrijaj: Qeveria e keqmenaxhoi rastin ‘Banjska’ – Sot jemi nën sanksione, asgjë s’mjafton për familjen Bunjaku

GD
Gazeta Demos24 shtator 2025 në 16:08
Time Kadrijaj: Qeveria e keqmenaxhoi rastin ‘Banjska’ – Sot jemi nën sanksione, asgjë s’mjafton për familjen Bunjaku

Kadrijaj tha se Qeveria e Kosovës ka dështuar të kapitalizojë politikisht dhe diplomatikisht ngjarjen e Banjskës, ku dy vite më parë u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Kjo qeveri rastin Banjskë o dasht ta shfrytëzoj për trajtimin serioz dhe diplomatik të rastit”, u shpreh ajo.

Kadrijaj theksoi se përkundër mundësisë që Kosova të fitonte mbështetje më të madhe ndërkombëtare pas sulmit, veprimet e njëanshme dhe mungesa e koordinimit me partnerët strategjikë e kanë futur vendin në izolim ndërkombëtar.

“Përkundrazi, me veprimet e njëanshme dhe të pa koordinuara, ne jemi vend nën sanksione edhe evropiane edhe amerikane”, deklaroi deputetja e AAK-së , në një prononcim për Lajmi.net.

Duke komentuar edhe kujdesin institucional ndaj familjes së heroit Afrim Bunjaku, Kadrijaj tha se përkushtimi nuk është i mjaftueshëm dhe se çdo veprim duhet të shkojë përtej ceremonive formale.

“A po bahet mjaftueshëm për familjen Bunjaku? Çka do që ban, nuk ashtë e mjaftueshme”, theksoi ajo.

Afrim Bunjaku u vra më 24 shtator 2023 gjatë një sulmi të armatosur në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, ku forcat e Policisë së Kosovës u përballën me një grup të armatosur serb, të cilësuar nga autoritetet si organizatë terroriste. Sulmi u dënua edhe nga bashkësia ndërkombëtare.

Më shumë nga Lajme

  • 20:02Murati thirrje Kurtit dhe Ramës: Prishtina e Tirana të fillojnë një fushatë diplomatike në mbrojtje të katërshes së UÇK-së
  • 19:59Nesër vazhdon seanca ndaj gjashtë të akuzuarve për vrasjen e rreshterit Muharrem Lika
  • 19:57Familjari i Thaçit: Dita e djeshme na doli idhnim – krejt shqiptaria në zi
  • 19:51Gjendet fëmija i humbur në Kukës, ekipet e Kosovës iu bashkuan kërkimeve
  • 19:44”Shihemi sonte në protestë aty në Prishtinë”, Labi i bashkohet protestuesve sonte