Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Ti po lypshe me të myt”, ngirtet aktakuzë ndaj një personi për kanosje në Shtërpcë

GD
Gazeta Demos17 tetor 2025 në 09:53
“Ti po lypshe me të myt”, ngirtet aktakuzë ndaj një personi për kanosje në Shtërpcë

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë me kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit R.F., nga komuna e Shtërpcës, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Kanosja”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 15 tetor 2025, rreth orës 17:20, në fshatin Biti e Epërme, komuna e Shtërpcës, i pandehuri me dashje dhe me qëllim të frikësimit e shkaktimit të ankthit, e ka kanosur seriozisht me fjalë të dëmtuarin I.S., duke i thënë: “Ti po lypshe me të myt, o të mys apo don me dit”.

Sipas Prokurorisë, rasti kishte ndodhur pas një mosmarrëveshjeje rreth rrugës pranë shtëpisë së të dëmtuarit, ku i pandehuri, derisa po lëvizte me automjetin e tij, kishte hyrë brenda pronës së të dëmtuarit, kishte filluar të bërtiste dhe e kishte kanosur. Si pasojë e këtyre fjalëve dhe veprimeve, tek i dëmtuari është shkaktuar frikë dhe pasiguri, duke përbërë kështu veprën penale “Kanosja”, nga neni 181, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Njëkohësisht, prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri të shpallet fajtor për veprën penale për të cilën akuzohet dhe të dënohet sipas ligjit.

gjykata

Të ngjashme

Gjykata Speciale: Nuk jemi konsultuar për nismën e ndryshimit të ligjit

Gjykata Speciale: Nuk jemi konsultuar për nismën e ndryshimit të ligjit

10:58
Gjykata merr vendim: Arbër Havolli dënohet me 20 vjet burgim për vrasjen në Llapashticë të Podujevës

Gjykata merr vendim: Arbër Havolli dënohet me 20 vjet burgim për vrasjen në Llapashticë të Podujevës

10:00

Më shumë nga Lajme

  • 20:35Kthesë në takimin Kurti–Hamza: Kurti nxjerr një kusht të ri që e komplikon marrëveshjen për Specialen dhe Presidentin
  • 20:12Ish-ushtari i UÇK-së: Me javë të tëra e kam pritë një kryeudbash për me qu në botën tjetër
  • 20:04Haradinaj: Takimet e liderëve janë të kota, më 6 tetor të gjithë në shesh
  • 20:02Çlirim Haziri: Kosova s’do ketë president të zgjedhur në krah të UÇK’së, identiteti kombëtar është në tavolinën e Kuvendit
  • 19:40Prishtina s’ndalet së kërkuari drejtësi për çlirimtarët, protestuesit marshojnë drejt Kuvendit