Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Thirrjet antishqiptare në RMV, Kurti: Policia atje t’i hetojë këto raste shoveniste

GD
Gazeta Demos6 gusht 2025 në 15:14
Thirrjet antishqiptare në RMV, Kurti: Policia atje t’i hetojë këto raste shoveniste

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti përmendi reagimin e Ambasadës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut dhe atë të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje në Shkup, kur u pyet për mungesën e reagimit të tij ndaj thirrjeve antishqiptare gjatë një ndeshje basketbolli të zhvilluar në Kumanovë fundjavën e kaluar, në të cilën ishin të pranishëm edhe krerët e shtetit maqedonas.

Kurti tha para gazetarëve se janë lehtësuar me reagimin e “të gjitha institucioneve” maqedonase për rastin. Ndërsa përmendi reagimet, nuk e përfshiu më të ashprin – atë të presidentes Vjosa Osmani.

“Për këtë ka reaguar ambasada jonë dhe unë kam konsideruar që është shumë më mirë që të reagojë së pari Ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, e gjithashtu ka reaguar edhe deputeti ynë Bekim Qoku, i cili atje është në kuadër të VLEN-it, por është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ishte një lehtësim kur morëm vesh që kanë reaguar të gjitha institucionet e Maqedonisë së Veriut, përfshirë edhe kryeministrin Mickoski, gjë që nuk ka qenë rasti më herët”, tha ai.

Kurti bëri thirrje që të hetohet ky rast dhe të mos përsëriten raste të tilla.

“Por, ne bëjmë thirrje që Policia atje, në përputhje natyrisht me ligjin dhe praktikat evropiane t’i zhvillojë hetimet për këto raste të cilat janë qartazi shoveniste, të papranueshme, dhe si të tilla duhet të jenë të dënueshme dhe kurrsesi të mos përsëriten”, tha ai.

Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut i ka dënuar thirrjet antishqiptare ndërsa ka vlerësuar reagimin e Mickoskit.

Presidentja Vjosa Osmani ishte më e ashpër në një reagim më herët të hënën, ku tha se krerët e shtetit maqedonas po linin “hapësirë për retorika që minojnë tolerancën ndëretnike dhe harmoninë që vendi synon të ndërtojë në rrugën e tij drejt familjes evropiane”.

Bekim Qoku, deputeti i LVV-së në Maqedoninë e Veriut, pjesë e partive shqiptare në koalicionin qeverisës, i mbrojti institucionet e shtetit maqedonas në një reagim.

Më shumë nga Lajme

  • 13:37Vuçiq vazhdon thirrjet kundër hapjes së urës së Ibrit, thotë se i ka shkruar shefit të NATO-s
  • 13:17Matura shtetërore, MASh zgjat afatin e aplikimit për rreth 1 mijë nxënës
  • 13:15Haradinaj: Nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së do të digjet krejt Shqiptaria, ata që do të festojnë do të digjen në atë zjarr
  • 13:14Haxhiu udhëton për në Taranto për hapjen e lojërave mesdhetare “Taranto 2026”
  • 13:01I shpëtoi ekzekutimit 8 herë, vdes i burgosuri më i vjetër në SHBA