Dy shtetas sirianë janë gjetur me lëndime që dyshohet të jenë shkaktuar nga një mjet i mprehtë, ditën e djeshme në veri të vendit.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, fillimisht në fshatin Koshuticë të Leposaviqit dy persona kanë raportuar se në oborrin e shtëpisë së tyre kanë vërejtur një person të shtrirë me plagë nëpër pjesë të ndryshme të trupit të shkaktuara nga mjeti i mprehtë. Viktima mashkull i moshës rreth 40 vjeçar, shtetas i Sirisë është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës në veri dhe më pas është transferuar në Spitalin e Mitrovicës Jugu për trajtim të mëtutjeshëm.

Ndërsa më pas, policia njofton se njësiti nga SPMK Jarinjë gjatë patrullimit në po të njëjtin fshat kanë gjetur një person tjetër me lëndime në kokë e këmbë, që dyshohet të jenë shkaktuar nga mjeti i mprehtë. Viktimë ka qenë një sirian i moshës 27 vjeçare. Ai ka raportuar se pasi ka ndodhur rasti, i dyshuari është larguar në drejtim të kufirit të Serbisë.