Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Themelimi i Xhamdarmërisë, deklarohet Kurti: Është domosdoshmëri, do ta plotësojë boshllëkun mes Policisë dhe FSK-së

GD
Gazeta Demos28 maj 2026 në 12:37
Themelimi i Xhamdarmërisë, deklarohet Kurti: Është domosdoshmëri, do ta plotësojë boshllëkun mes Policisë dhe FSK-së

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për themelimin e xhandarmerisë së Kosovës.

Kurti ka thënë se gjendja e sigurisë në nivelin, global, rajonal dhe në Republikën e Kosovës po evoluon me shpejtës, andaj ai tha se themelimi i xhandarmerisë është domosdoshmëri.

Ai tha se xhandarmëria do të ketë mandat të qartë sigurimin e vijës kufitare tokësore, ajrore dhe ujore në tërë territorin e Kosovës, operacione kundër grupeve terroriste dhe të armatosura përfshirë ato me karakter ushtarak, parandalimi dhe luftimi i kontrabandës ndërkufitare, menaxhimi i situatave të rrezikut të lartë.

“Gjendja e sigurisë në nivelin global, rajonal, por edhe në Republikën e Kosovës po evoluon me shpejtësi. Kërcënimet me të cilat përballemi sot nuk janë ato të një dekade më parë.

Policia e Kosovës ka bërë punë të jashtëzakonshme, megjithatë ajo ka mandat sigurimin e rendit publik, parandalimin dhe hetimin e krimit. Kemi pasur sulme të vazhdueshme viteve të fundit në veri ndaj institucioneve, policisë, institucioneve të sigurisë e qytetarëve. Këto na treguan se grupe të armatosura me organizim paraushtarake, me armë të rënda dhe kapacitete ushtarake, përshirë dronë kanë rrezikuar dhe mund të rrezikojnë seriozisht sovranitetin e Republikës së Kosovës. Themelimi i xhandarmërisë si strukturë e re e specializuar, moderne dhe është domosdoshmëri e kohës, që do të plotësojë boshllëkun midis policisë dhe FSK. Xhandarmëria do të këtë një mandat të qartë, sigurimi i vijës kufitare tokësore, ajrore dhe ujore në tërë territorin e Kosovës, operacione kundër grupeve terroriste dhe të armatosura përfshirë ato me karakter ushtarak, parandalimi dhe luftimi i kontrabandës ndërkufitare, menaxhimi i situatave të rrezikut të lartë. Modeli i xhandarmërisë është praktikë e dëshmuar evropiane.

Themelimi i xhandarmerisë do të bëhet me miratimin e një ligji të veçantë në Kuvendin e Kosovës.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 23:50Vushtrri: Policia kap 4 të mitur për vjedhje, produktet do t'u kthehen pronarëve
  • 23:16S’ka pengesa ligjore për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara: Ky është vendimi që nënshkroi Kurti
  • 23:11Qeveria e dërgoi në Kuvend Ligjin për Gjykatën Speciale, reagon Arian Tahiri
  • 23:09Miratimi nga Qeveria, lajmërohet deputeti i parë nga PDK: Unë do të votoj PRO
  • 22:57Çka thuhet në përgjigjen e Qeverisë për ndryshimin e Ligjit për Specialen?