Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Thellohet bashkëpunimi, Osmani pranon letrat kredenciale të ambasadores së re të Kosta Rikës në Kosovë

GD
Gazeta Demos24 shkurt 2026 në 14:00
Thellohet bashkëpunimi, Osmani pranon letrat kredenciale të ambasadores së re të Kosta Rikës në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani, ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadores së re të Republikës së Kosta Rikës në Kosovë, Olga M. Sauma Uribe.

Me këtë rast, Osmani i uroi mirëseardhje ambasadores dhe e përgëzoi për emërimin, duke shprehur bindjen se mandati i ambasadores do të kontribuojë në thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve.

Presidentja e vendit shprehu mirënjohje për mbështetjen e hershme dhe parimore të Kosta Rikës për pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, duke theksuar potencialin për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh. Ajo vuri në pah se Kosova i vlerëson lart marrëdhëniet miqësore me shtetet e Amerikës Latine dhe mbetet e përkushtuar për forcimin e bashkëpunimit me vendet e këtij rajoni në fusha me interes të ndërsjellë.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në diplomaci, ekonomi dhe veçanërisht në turizëm.

Osmani theksoi rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit për heqjen e ndërsjellë të vizave ndërmjet dy vendeve, si hap konkret drejt forcimit të bashkëpunimit midis qytetarëve tanë, bizneseve, si dhe thellimit të marrëdhënieve dypalëshe.

Në përmbyllje, e para e shtetit riafirmoi përkushtimin e Kosovës për paqe dhe bashkëpunim ndërkombëtar, duke theksuar rëndësinë e partneritetit me Kosta Rikën dhe me shtetet e tjera të Amerikës Latine në avancimin e prioriteteve të përbashkëta për paqe, demokraci dhe zhvillim.

Kosta Rika

Më shumë nga Lajme

  • 18:486 deputetë të LDK-së s’e votojnë Sejdiun, Peci: S’është lajm i mirë për Kosovën
  • 18:40Abdixhiku: Unë me 12 deputetë, do të jem në sallë ditën kur të votohet Presidenti
  • 18:36Abdixhiku: I kërkoj falje popullit, nuk mundem me këtë grup parlamentar, jo me këtë përçarje
  • 18:36Inspektorati me aksion kundër shitjes së cigareve elektronike pranë shkollave
  • 18:24Bajrami reagon sërish: Nuk e kam deleguar votën te askush