Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Thellohen përplasjet në LDK, Paris Guri i reagon Janina Ymerit: Kush ta hapi derën për t’u bërë deputete?

GD
Gazeta Demos3 shtator 2026 në 16:42
Thellohen përplasjet në LDK, Paris Guri i reagon Janina Ymerit: Kush ta hapi derën për t’u bërë deputete?

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetes së LDK-së, Janina Ymerit, e cila sipas tij më herët e kishte akuzuar kryetarin e partisë, Lumir Abdixhiku, për “mafi energjetike”.

Guri, përmes një postimi, ka vënë në pikëpyetje akuzat e Ymerit, duke rikujtuar mënyrën se si ajo ishte përfshirë dhe renditur në listën zgjedhore të LDK-së.

Ai ka treguar një episod personal nga periudha para zgjedhjeve të dhjetorit, kur, siç thotë, i kishte kërkuar Abdixhikut që të renditej në njëzetëshen e parë të listës.

“Paris, nuk mundem, sepse Janina po kërkon të jetë në top 20”, citohet t’i ketë thënë Abdixhiku, sipas Gurit.

Guri ka theksuar se, ndonëse ai ishte deputet i zgjedhur në legjislaturën e nëntë dhe, sipas tij, ndër deputetët më të sulmuar nga pushteti, Abdixhiku kishte vendosur t’i jepte hapësirë politike Ymerit.

“Megjithatë, kryetari vendosi t’i jepte asaj hapësirë dhe besim politik. E vendosi në listë, e radhiti lart dhe i dha mundësinë që sot të jetë aty ku është”, ka shkruar Guri.

Duke iu referuar akuzave për “mafi energjetike”, Guri ka ngritur pyetjen se pse Abdixhiku do ta kishte promovuar politikisht një person që sot e akuzon atë.

“Prandaj, kur sot dëgjoj akuza për ‘mafi energjetike’, më lind një pyetje shumë e thjeshtë: Nëse Lumir Abdixhiku qenka pjesë e ‘mafias energjetike’, atëherë pse pikërisht ai zgjodhi, promovoi dhe i hapi rrugën politike një prej njerëzve që sot e akuzon për të?”, ka shkruar ai.

Në fund, Guri ka thënë se mospajtimi politik dhe kritika janë të pranueshme, por ka bërë thirrje për të mos harruar të kaluarën.

“Mirënjohja nuk duhet të zgjasë vetëm deri në momentin kur ambicia personale bëhet më e madhe se kujtesa”, ka përfunduar Guri.

guriymeritparis

Të ngjashme

“Guri”, “Legia” dhe 33 të tjerë, kush janë 35 të akuzuarit për krimet në Prekaz

“Guri”, “Legia” dhe 33 të tjerë, kush janë 35 të akuzuarit për krimet në Prekaz

17:55

Më shumë nga Lajme

  • 20:12Veliu: Treshja Kurti, Osmani, Abdixhiku po ia paguajnë borxhin me post Bekim Sejdiut – t’i ndalin sulmet ndaj 6 deputetëve
  • 19:42Ushtrim i përbashkët në Kampin Bondsteel, KFOR-i teston reagimin ndaj emergjencave
  • 19:40Ndizet ‘Zjarri i Lirisë’ tek Shtabi i Përgjithshëm në Likofc, Lushtaku: Në nderim të dëshmorëve, drejtësi për çlirimtarët tanë
  • 19:39Seanca e 9 shtatorit, Hamiti: VV’ja nuk u përmbahet as ligjeve as fjalëve të veta
  • 19:34Shefi i Zyrës së BE-së takon Ulutasin: Evropa përkrah politikisht e financiarisht Kosovën për integrim, KFOR-i i jep siguri