Kombëtarja e Kosovës është vetëm një ndeshje larg një arritjeje historike, kualifikimit për herë të parë në Kupën e Botës 2026, shkruan prestigjiozja britanike The Guardian.
Pas një rruge mbresëlënëse në eliminatore, “Dardanët” siguruan finalen e “play-off”-it pas një fitoreje dramatike 4-3 ndaj Sllovakisë në transfertë. Në atë ndeshje spektakolare, Kosova arriti të rikthehej dy herë në rezultat për të siguruar një triumf historik.
Tani, gjithçka do të vendoset në një përballje të vetme kundër Turqisë në Prishtinë, ku fituesi do të sigurojë një vend në Botërorin që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.Sipas The Guardian, rrugëtimi i Kosovës është një “përrallë futbolli”, duke pasur parasysh se shteti u pranua në FIFA dhe UEFA vetëm në vitin 2016.
