Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Thaçi: Moratinos na kërkoi ta shtyjmë shpalljen e Pavarësisë – u nderua me medalje nderi nga Beogradi

GD
Gazeta Demos20 gusht 2026 në 22:34
Thaçi: Moratinos na kërkoi ta shtyjmë shpalljen e Pavarësisë – u nderua me medalje nderi nga Beogradi

Miguel Angel Moratinos, ish-Ministër i Jashtëm i Spanjës, tri ditë para shpalljes së Pavarësisë, i kishte kërkuar ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ta shtynte vendimin. Siç rrëfeu Thaçi në Rtv Dukagjini, Moratinos, për të realizuar dëshirën e tij, e kishte dërguar një kosovar t’ia dërgonte porosinë atij.

“Në Bruksel takova shumicën e ministrave të jashtëm të BE-së, vetëm ai i Spanjës, Miguel Moratinos, kishte dilemat e tij, jo rreth së drejtës për Pavarësi, por rreth kohës për shpalljen e saj. Në Spanjë po mbaheshin zgjedhje, ai kërkoi shtyrjen e datën e shpalljes. Nuk pranova. Sepse kjo do të hapte mundësinë që të shtyhej pavarësia në pafundësi. Kur ke parasysh tërësinë e shteteve të BE-së, gati çdo muaj ndodh që njëri prej shteteve të ketë zgjedhje nacionale, lokale apo me karakter evropian. Këtë temë e hapi edhe Solana si përfaqësues i politikës së jashtme të BE-së, por nuk insistoi. Tri ditë para 17 shkurtit, u lajmërua edhe një mesëngjer lokal në emër të ministrit Moratinos… me kërkesën e njëjtë “të shtyhet shpallja e pavarësisë…për hir të Moratinos”; bisedën e kalova me elegancë, kosovari nuk u lajmërua më vonë. Për “kontributin” e tij ministri spanjoll u nderua me medalje nderi nga Beogradi”, tha Thaçi për Rtv Dukagjini.

Emri i Moratinos u rishfaq sërish në publik në korrik të vitit 2026. VOX Kosova, raportoi se ishte Rita Augestad Knudsen, bashkëshorja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ajo që në një simpozium në Greqi u shfaq në një takim e panel pranë Moratinos.

Ish-Ministri i Jashtëm i Spanjës kishte vazhduar kundërshtitë e tij për Pavarësinë e Kosovës edhe pas shpalljes së saj.

Deklaronte, se ishte akt i njëanshëm dhe “shkëputje nga një shtet.”.

“Qeveria spanjolle nuk do ta njohë aktin unilateral të shpallur dje nga Asambleja e Kosovës dhe nuk do ta njohë atë sepse ne nuk konsiderojmë se ai respekton ligjshmërinë ndërkombëtare. Qeveria spanjolle gjithmonë ka mbrojtur respektimin e ligjshmërisë ndërkombëtaree mbrojti atë kur vendosi të tërhiqte trupat e veta nga Iraku, e mbron atë tani kur bëhet fjalë për një shkëputje (secesion) të një shteti”, thoshte ai.

Për kundërshtitë ndaj Kosovës, ai kishte marrë dekorata nga shteti serb.

moratinosthaçipavarësisë

Të ngjashme

Thaçi: LVV-ja është frikësu se e humb votën e rinisë që protestoi për UÇK-në

Thaçi: LVV-ja është frikësu se e humb votën e rinisë që protestoi për UÇK-në

21:51
Çitaku: Po të kishte drejtësi, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi sot do të ishin në shtëpi

Çitaku: Po të kishte drejtësi, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi sot do të ishin në shtëpi

19:04

Më shumë nga Lajme

  • 22:28Ky raportohet se është serbi i arrestuar në Fushë Kosovë, që kërcënoi banorët se “do t’i hidhte në erë”
  • 22:19Protesta e dhunshme në Tiranë, reagon ambasada amerikane, thirrje shtetasve të saj: Shmangni demonstratat
  • 22:17Reagimet ndaj Projektligjit për Specialen: Punë e madhe,Brukseli le të tranohet për Radojçiqin e Daçiqin
  • 22:09Nesër mblidhet Qeveria
  • 22:08Canaj: Presidentja të shkojë t’i vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë, pastaj ta nënshkruajë ligjin