Gazetari Ardian Gaxherri ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mënyrën se si, sipas tij, e sheh zhvillimin ekonomik dhe shtetndërtimin e Kosovës.
Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Gaxherri tha se e ka shqetësuar krahasimi që Kurti i ka bërë Kosovës, duke thënë se e ka gjetur vendin “duke u zhytur nën ujë në bodrum gjysmë metri”.
“Çka më brengosi mua ishte se si e sheh Kurti Kosovën në aspektin ekonomik. Tha se e ka gjet Kosovën duke u zhytur nën ujë në bodrum gjysmë metri. Tha ashtu e kam gjet Kosovën, fliste sikur është një mjet të cilin mundesh me marrë edhe me ngritë dikund tjetër, jo një shtet i cili duhet me kalu nëpër procese në mënyrë që të ndërtohet e zhvillohet”, deklaroi Gaxherri në Rubikon.
