Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Tetë komisione parlamentare mblidhen sot, në fokus buxheti 2027 dhe reforma në drejtësi

GD
Gazeta Demos24 nëntor 2026 në 07:55
Tetë komisione parlamentare mblidhen sot, në fokus buxheti 2027 dhe reforma në drejtësi

Tetë komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot mbledhje, më 24 nëntor, me çështje të ndryshme në rend dite, përfshirë projektligjet që lidhen me reformën në drejtësi, buxhetin për vitin 2027 dhe raportet e institucioneve publike.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete dhe Rregulloren e Kuvendit do të shqyrtojë raportet me amendamente për pesë projektligje që lidhen me sistemin e drejtësisë, përfshirë rekrutimin, vlerësimin e performancës dhe përgjegjësitë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe ndryshimet në ligjet për Këshillin Prokurorial dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Ky komision do të shqyrtojë edhe aplikimet e kandidatëve për zgjedhjen e dy anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe për pozitën e drejtorit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Ndërkaq, Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe Komisioni për Arsim do të shqyrtojnë Projektligjin për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2027, sipas fushëveprimit të tyre.

Në rend dite të Komisionit për Ekonomi është shqyrtimi i Raportit Vjetor të Punës së Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2025, ndërsa Komisioni për Shëndetësi do të diskutojë për listat e pritjes në institucionet shëndetësore, furnizimin me barna nga lista esenciale dhe pajisjet medicinale.

Komisioni për Mjedis do të shqyrtojë Raportin për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2025, në të cilin është e ftuar të marrë pjesë ministrja Fitore Pacolli-Dalipi.

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të zhvillojë takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ndërsa Komisioni për Administratë Publike do të shqyrtojë listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.


2027komisionitetë

Të ngjashme

Kryeministrit hungarez "i soset durimi" me gropat në rrugë: Më janë shpuar gomat tetë herë

Kryeministrit hungarez "i soset durimi" me gropat në rrugë: Më janë shpuar gomat tetë herë

17:48

Më shumë nga Lajme

  • 14:14Dështon seanca gjyqësore ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, zbulohet arsyeja
  • 14:13Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë
  • 13:59Aksidenti ku u përfshi pjesëtari i FSK-së në Gjilan, deklarohet nënkoloneli
  • 13:43Vrasja e Arlindes, Prokuroria deklarohet për ndalimi e ish-vjehrrës dhe kunatit
  • 13:43Rrjeti i Grave thërret protestë për nesër, liston katër kërkesa