Në grupin “maturantët 2026”, që deri tash ka mbi 5 mijë anëtarë, anëtarët e tij po e qajnë hallin mes vete për pamundësinë e aplikimit për testin e maturës, që do të mbahet më 20 qershor.
Disa nga ta madje s’po mund të kyçen fare në e-Kosova, e të tjerë nuk po i marrin konfirmimet, ani se shprehen se po presin me orë të tëra
Por problemet të tilla, sipas Ismet Poterës, njohës i arsimit, s’do të duhej të kishte pasi shkaktojnë edhe stres shtesë tek të miturit.
Madje ky vlerëson se do të duhej që të bëheshin edhe prova para se të hapej afati.
