Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Ish-zyrtari i Hagës para verdiktit: Shpresoj që krerët e UÇK-së t’i bashkohen familjeve

GD
Gazeta Demos16 shtator 2026 në 08:21
Ish-zyrtari i Hagës para verdiktit: Shpresoj që krerët e UÇK-së t’i bashkohen familjeve

Nazmi Jusufi, ish-zyrtar në Tribunalin Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë në Hagë, ka folur për procesin gjyqësor ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke shprehur shpresën se drejtësia do të jetë në favor të tyre dhe se ata do të shpallen të pafajshëm.

Jusufi ka kritikuar kohëzgjatjen e procesit në Gjykatën Speciale, duke thënë se krerët e UÇK-së ndodhen prej gati gjashtë vitesh në paraburgim në Hagë.

“E shoh një dallim, e shoh një proces që në fakt ka zgjatë shumë. Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjenden tash e thuajse gjashtë vite në burgun e Hagës, të ngujuar, të izoluar dhe drejtësia akoma nuk e ka dhënë verdiktin final”, ka deklaruar Jusufi për Telegrafin.

Ai ka shprehur bindjen se, sipas tij, drejtësia do të triumfojë dhe se krerët e UÇK-së do t’u bashkohen familjeve dhe Kosovës.

“Shpresoj shumë që më në fund drejtësia e Luftës Çlirimtare të Kosovës, drejtësia e krerëve më në fund do të triumfon dhe edhe nesër në këtë proces do të dalë e vërteta. Drejtësia do ta thotë më në fund fjalën e vet dhe këta udhëheqës të Luftës Çlirimtare të Kosovës nesër do t’i bashkohen familjes, do t’i bashkohen Kosovës, do t’i bashkohen vendit, do t’i bashkohen kombit”, është shprehur ai.

Duke folur për përvojën e tij në Tribunalin e Hagës, Jusufi ka kujtuar edhe arrestimin dhe transferimin e ish-presidentit të Serbisë, Slobodan Millosheviq, në qendrën e paraburgimit në Hagë.

“Ardhja e kryekasapit të Ballkanit, Millosheviqit, bartja e tij nga policia, zbritja nga helikopteri dhe futja e tij në qelinë e burgut, ka qenë një prej momenteve më interesante. Ai që bëri aq dhimbje, që bëri aq shumë tortura, që dogji tokën e Kosovës, ka qenë një emocion i papërshkrueshëm”, ka rrëfyer Jusufi.

Ai ka thënë se kishte shpresuar që Millosheviqi do të përballej me vendimin përfundimtar për krimet e kryera gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, por ai vdiq para përfundimit të procesit gjyqësor.

"Thashë, më në fund erdhi kryekasapi i cili do ta marrë vendimin e merituar, por për fatin e keq ai vdiq para kohe, para se të shpallej gjykimi final për gjenocidin dhe të keqen që i bëri popullit të Kosovës”, ka deklaruar ai.

Jusufi ka treguar se ka punuar për më shumë se dhjetë vjet në Tribunalin Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, ku, sipas tij, ka parë nga afër disa prej figurave kryesore të regjimit serb.

“Kam pasur fatin të punoj më shumë se dhjetë vite në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, në Tribunalin e ish-Jugosllavisë, ku akterët kryesorë kanë qenë gjakëpirësit e Ballkanit, Slobodan Millosheviqi me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë”, ka thënë ai.

Në fund, Jusufi ka kujtuar edhe rastet e ish-luftëtarëve të UÇK-së që u gjykuan në Tribunalin e Hagës, duke theksuar se pjesa më e madhe e tyre, sipas tij, u liruan.

“Për fatin e keq të shqiptarëve, në atë gjykatë ka pasur edhe shqiptarë, edhe ish-luftëtarë e çlirimtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku edhe ata janë gjykuar, ku pjesa dërmuese e tyre për fatin e mirë janë liruar dhe sot gjenden në Kosovën e lirë”, ka përfunduar Jusufi.

Ndërkohë, në një zhvillim tjetër para Speciales, gazetari Vudi Xhymshiti është shfaqur para objektit të Gjykatës Speciale në Hagë, ku prania e tij ka shkaktuar reagime dhe tensione mes të pranishmëve. Disa prej tyre janë revoltuar dhe kanë kërkuar largimin e tij nga zona ku janë mbledhur qytetarët në pritje të vendimit.

bashkohenkrerëtkosovës

Të ngjashme

Pushteti i ri në Beograd, pa shenja për ndryshim të qëndrimit ndaj Kosovës

Pushteti i ri në Beograd, pa shenja për ndryshim të qëndrimit ndaj Kosovës

23:22
Vuçiq mbron kriminelin Radoiçiq: Dorëzimi i tij në Prishtinë do të nënkuptonte njohjen e Kosovës

Vuçiq mbron kriminelin Radoiçiq: Dorëzimi i tij në Prishtinë do të nënkuptonte njohjen e Kosovës

16:15
Vuçiqi edhe në humbje i del në krah Radoiçiqit: Dorëzimi i tij në Prishtinë do të nënkuptonte njohjen e Kosovës

Vuçiqi edhe në humbje i del në krah Radoiçiqit: Dorëzimi i tij në Prishtinë do të nënkuptonte njohjen e Kosovës

15:31
Kurti: Presim që Beogradi të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kurti: Presim që Beogradi të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

14:49

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Kundër Kurtit dhe për Arlindën/ Nesër dy protesta në Prishtinë
  • 23:29Kurti njofton se të hënën miratohet buxheti 2027, thotë se do të jetë i ‘‘projekteve kapitale’’
  • 22:25Nismë individuale: I riu nga Fushë Kosova pret mbështetjen e qytetarëve në protestën e nesërme kundër Albin Kurtit
  • 22:10FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor
  • 21:43Bajrami kritikon Kurtin për projektbuxhetin e 2027-tës: Së pari në parti, pastaj në institucione