Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Terras uron Kurtin për “zbutjen” rreth Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

GD
Gazeta Demos14 mars 2026 në 23:07
Terras uron Kurtin për “zbutjen” rreth Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka uruar kryeministrin Albin Kurti për marrëveshjen e arritur sot për Ligjin për të huajt dhe për atë për Automjete.

Në një postim në X, Terras thotë se beson se nga kjo përfitojnë si BE-ja, ashtu edhe Kosova.

“Urime kryeministrit Kurti për marrëveshjen e arritur sot, duke iu falënderuar BE-së. Besoj se nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova”.

“Është e jashtëzakonshme që në të ardhmen, Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun do të punojë me Qeverinë e Kosovës dhe serbët për të integruar shëndetësinë dhe arsimin në kornizën e Kosovës në përputhje me marrëveshjen”, deklaroi Terras.

Qeveria ka vendosur të lëshojë leje të përkohshme qëndrimi me afat 12-mujor për pjesëtarët e komunitetit serb që nuk posedojnë dokumente të Kosovës, si dhe të pranojë kartat e identitetit të lëshuara nga autoritetet serbe. Këto masa synojnë të zbusin efektet që mund të sjellë zbatimi i plotë i Ligjit për të huajt dhe i Ligjit për automjetet.

Sipas qeverisë, zbatimi i plotë i këtyre ligjeve do të nisë më 15 mars, siç ishte paraparë.

Vendimi u mor pas takimit që kryeministri Albin Kurti zhvilloi të shtunën me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 08:55Tentim-vrasje në Lipjan, arrestohet i dyshuari
  • 08:49Mustafa shpjegon nismën e PDK-së për Specialen: Shkalla e tretë e gjykimit të kalojë në Kosovë
  • 08:31Arrestimet e veteranëve në Maqedoninë e Veriut, kërkohet ndërhyrja e institucioneve vendore
  • 08:29Trump: Shumë shpejt do ta fitojmë luftën me Iranin, do të ketë ulje të çmimit të naftës
  • 08:27Mblidhet Këshilli i Sigurisë në Shqipëri, në qendër dosja Hyseni