Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Terras: Kriza politike e ka dëmtuar Kosovën

GD
Gazeta Demos4 qershor 2026 në 08:15
Terras: Kriza politike e ka dëmtuar Kosovën

Viti i kaluar ishte i humbur për Kosovën, ndërsa edhe muajt e këtij viti po rrezikohen për shkak të krizës politike, thuhet në raportin e miratuar në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Tërhiqet vërejtja se vendi rrezikon të humbasë fonde të konsiderueshme nga Plani i Rritjes, pasi mund të mos jetë në gjendje t’i përmbushë reformat e nevojshme.

Autori i dokumentit, eurodeputeti Riho Terras, ka vlerësuar se një vit e gjysmë i fundit ka qenë i vështirë për Kosovën dhe se ngërçi politik mund të ketë pasoja për të ardhmen e vendit. Sipas tij, kriza politike ka dëmtuar ndjeshëm funksionimin normal të proceseve politike.

“I falënderoj bashkëraportuesit e tjerë. Ata ishin shumë konstruktivë dhe bashkëpunimi ishte shumë i mire. Uroj që Kosova të dalë nga kriza sa më shpejt”, tha Terras.

Në raport mbështetet, mes tjerash, aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat dhe u bëhet thirrje shteteve anëtare që, pa vonesa të panevojshme, të procedojnë me hapat që çojnë drejt dhënies së statusit të kandidatit.

Po ashtu, u bëhet thirrje pesë shteteve mosnjohëse që ta njohin Kosovën, në mënyrë që të mundësohet avancimi i saj i barabartë me vendet e tjera kandidate në procesin e integrimit evropian.

Në raport përshëndetet vendimi për heqjen e masave ndaj Kosovës, duke u vlerësuar se ato ishin të pajustifikuara dhe se kanë pasur ndikim negativ në shoqërinë kosovare.

Gjithashtu përshëndetet përkushtimi i vazhdueshëm i Kosovës ndaj procesit integrues. Në këtë kontekst rikujtohet se dialogu mbetet pjesë integrale e perspektivës evropiane të Kosovës.

Ndërkohë, Kosovës dhe Serbisë u bëhet thirrje të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për t’i sjellë sa më shpejt para drejtësisë autorët e sulmit terrorist të vitit 2023 në Banjskë. Në këtë kuadër shprehet keqardhje për faktin se Serbia ende nuk i ka ndjekur penalisht përgjegjësit për këtë sulm, veçanërisht Milan Radoiçiqin.

Dokumenti i miratuar në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian do të votohet gjatë muajve të verës në seancë plenare, kur do të marrë formën e Rezolutës së Parlamentit Evropian./rtk

Riho Terras

Më shumë nga Lajme

  • 18:17Gabim skandaloz: Kuvendi i Kosovës publikon ftesë me stemën e Kosovës pa një yll
  • 18:17Kurti mbërrin në Kuvend: Kemi mjaftueshëm vota për Kuvend e Qeveri, por për Presidentin ka përgjegjësi edhe opozita
  • 18:15Abdixhiku, Osmani dhe Haziri hyjnë në takim te Kurti
  • 18:09BE-ja sërish kërkon pezullimin e rrënimeve pranë liqenit të Ujmanit
  • 18:04Pasi u regjistrua si deputet, flet Musliu: Do të mundohem t'ia jap hakun këtij amaneti