Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Termokosi njofton se është rikthyer furnizimi me ngrohje

GD
Gazeta Demos26 tetor 2026 në 16:48
Termokosi njofton se është rikthyer furnizimi me ngrohje

Ndërmarrja Publike “Termokos” ka njoftuar se është rikthyer furnizimi me ngrohje. Rikthimi i furnizimit është mundësuar pas kthimit në operim të njësisë B2 të TC Kosova B si dhe krijimit të parakushteve për marrjen e sasive të avullit nga kjo njësi.

“Që nga orët e para të ditës së sotme, ekipet e NP “Termokos” të mobilizuara me të gjitha kapacitetet operative dhe në koordinim të ngushtë me KEK-un, kanë punuar për rikthimin gradual të furnizimit me ngrohje. Aktualisht, furnizimi me ngrohje është stabilizuar për pjesën më të madhe të konsumatorëve”, thuhet në njoftimin e Termokosit.

Në njoftim tutje thuhet se ekipet po vazhdojnë punën në terren për të siguruar furnizimin edhe në pikat m të largëta të rrjetit, pasi qarkullimi i ngrohjes atje kërkon më shumë kohë.

Para tri ditësh Termokosi e ndali furnizimin me ngrohje për shkak të ndaljes së kontrolluar të njësisë B2 të Termocentalit Kosova B, pasi rrjedhimisht pamundësohet furnizimi me avull për prodhimin e energjisë ngrohëse.

Gjatë kësaj kohe, furnizim me ngrohje pati vetëm për klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

ngrohjefurnizimitermokosi

Më shumë nga Lajme

  • 17:50Protestuesit në Tiranë nisin marshimin drejt Kryeministrisë
  • 17:47“Asgjë nuk do të jetë më si më parë”: Çfarë e pret Listën Serbe pas humbjes së Vuçiqit?
  • 17:40“Ishe në gjendje të jepje edhe frymen për djalë, ish-burri yt e dinte çfarë familjeje kishte” – Dedikimi prekës i shoqes për Arlinda Zekajn
  • 17:35Ngjarja në Vitomiricë, Gërvalla: Vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
  • 17:31Gërvalla: Në cilësinë time si Koordinatore Kombëtare të Strategjisë kundër dhunës ndaj grave shpreh ngushëllime