Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tërmeti që goditi Kosovën, Ministria del me këshilla si të mbrohemi kur ka lëkundje

GD
Gazeta Demos11 shkurt 2026 në 07:57
Tërmeti që goditi Kosovën, Ministria del me këshilla si të mbrohemi kur ka lëkundje

Një tërmet me magnitudë rreth 4.8 sipas shkallës Rihter ka goditur zonën Prizren–Shtërpcë mbrëmjen e së martës, rreth orës 22:05 me orën lokale, ndërsa lëkundjet janë ndjerë në pjesë të ndryshme të Kosovës dhe rajonit.

Pas këtij rasti, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka dalë me një njoftim për qytetarët, duke apeluar për qetësi dhe respektim të udhëzimeve të sigurisë në rast të tërmeteve.

Në njoftimin e saj, ministria u bën thirrje qytetarëve që gjatë tërmetit të ruajnë qetësinë dhe të mos panikosen.

Qytetarët këshillohen që të futen menjëherë nën një tavolinë të fortë ose pranë një muri mbajtës, të mbrojnë kokën dhe qafën me duar dhe të qëndrojnë larg dritareve, rafteve dhe objekteve që mund të bien.

Po ashtu, theksohet se nuk duhet përdorur ashensori gjatë lëkundjeve.

“Nëse ndodheni jashtë, rekomandohet të qëndroni larg ndërtesave, shtyllave elektrike dhe pemëve, ndërsa nëse jeni duke vozitur, duhet të ndaloni në një vend të sigurt dhe të qëndroni brenda automjetit derisa të përfundojnë lëkundjet”, njofton ministria.

Pas tërmetit, ministria këshillon që të dilet me kujdes nga objekti vetëm nëse ai është i dëmtuar, të kontrollohet për persona të lënduar dhe të njoftohen shërbimet emergjente nëse është e nevojshme.

Në 30 ditët e fundit, në Kosovë u regjistruan 36 tërmete me intensitet të ulët.

Qytetarët duhet të ndjekin vetëm njoftimet zyrtare nga institucionet përkatëse dhe të jenë të përgatitur për lëkundje pasuese.

“Siguria fillon me vetëdije dhe veprim të shpejtë. Respektimi i këtyre udhëzimeve ndihmon në zvogëlimin e rrezikut për ju dhe familjen tuaj”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Tërmet

Më shumë nga Lajme

  • 21:04Endrit Thaçi u bën thirrje partive: Të bëhen bashkë dhe ta kalojnë ligjin për Specialen
  • 20:59Nisen të vendosen tendat, protestuesit do kalojnë natën në sheshin “Ibrahim Rugova”
  • 20:52Në Ludwigsburg të Gjermanisë organizohet protestë paqësore në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së
  • 20:36Haziri: Do të qëndrojmë gjithë natën në shesh, nesër në orën 08:00 të gjithë para dyerve të Kuvendit
  • 20:19Shqyrtimi i parë i projektligjit për Specialen, Kuvendi çon njoftim për seancën e nesërme