Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tërmeti në Kosovë, Shërbimi Gjeologjik jep detaje

GD
Gazeta Demos16 dhjetor 2025 në 13:07
Tërmeti në Kosovë, Shërbimi Gjeologjik jep detaje

Gjatë ditës së djeshme vendi ynë është goditur nga një tërmet me magnitudë 3.2 sipas shkallës Rihter.

E gjatë gjithë ditës së sotme Shërbimi Gjeologjik i Kosovës ka dhënë detaje lidhur me këtë.

Sipas njoftimit, thellësia hipoqendrore ishte 7 km, ndërsa epiqendra e këtij tërmeti ishte 40 km në juglindje të Prishtinës dhe 12 km në jugperëndim të Gjilanit në fshatin Vërmicë/Zona e Kllokotit.

Njoftimi i plotë:

Tërmet i lehtë ndjehet në zonën Viti–Gjilan, pa dëme materiale

Bazuar në rrjetin sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, Qendrës Sizmike Euro-Mediterane si edhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 15.12.2025 në orën 07:20 sipas kohës lokale, territori i Kosovës (zona Juglindore e Kosovës) është goditur me një tërmet me magnitudë 3.2 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV-V ballë të Merkalit.

Thellësia hipoqendrore ishte 7 km, ndërsa epiqendra e këtij tërmeti ishte 40 km në juglindje të Prishtinës dhe 12 km në jug-perëndim të Gjilanit në fshatin Vërmicë/Zona e Kllokotit.

Edhe pse ky sizmicitet nuk e kishte potencialin të rrezikon qytetarët apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët, megjithatë tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e zonës Juglindje të Kosovës.

Ndryshe, këto termete dëshmojnë për zonën sizmogjene Ferizaj-Viti-Gjilan, që është zonë aktive, ashtu edhe sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me hartën e rrezikut sizmik për Kosovë.

termet

Më shumë nga Lajme

  • 23:45Afati po afron, Spahiu: Vështirë të arrihet marrëveshje për presidentin
  • 22:56Nesër në ora 10:00 Kurti mbledh Qeverinë, s’ka rend dite në njoftim
  • 22:44Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK
  • 22:35Aksident mes dy motoçikletave në Prishtinë, tre persona të lënduar
  • 22:35Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun