Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tërmet me magnitude deri 3.4 godit rajonin pranë Mannheim-it në Gjermani

GD
Gazeta Demos10 shtator 2026 në 18:39
Tërmet me magnitude deri 3.4 godit rajonin pranë Mannheim-it në Gjermani

Lëkundje të tokës kanë tronditur pasditen e sotme rajonin në kufi mes shteteve federale Baden-Württemberg dhe Rheinland-Pfalz në Gjermani.

Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ) dhe Shërbimi Shtetëror i Tërmeteve në Baden-Württemberg, tërmeti ka pasur një magnitudë prej 3.3 deri në 3.4 të shkallës Rihter, shkruan Bild.

Raportimet nga platforma “Erdbebennews” bëjnë me dije se, sipas vlerësimeve fillestare të Shërbimit të Tërmeteve Jugperëndim, epicentra e lëkundjeve ishte në zonën e komunës Worms.

Edhe pse analiza përfundimtare është ende në proces, lëkundjet janë ndjerë qartë në Worms dhe Mannheim, si dhe në disa rajone fqinje të fushës veriore të Oberrheinit.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar

rajoningjermanitërmet

Më shumë nga Lajme

  • 21:46Moskrijimi i institucioneve, Kajtazi: Kosova mund të klasifikohet si shtet i dështuar
  • 21:43Kryetarja Haxhiu mori pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Zvicrës
  • 21:38Dibran Hoxha – Deputeteve të VV’së: Nuk ju konvenon me ju dështu konstituimi…
  • 21:35Haradinaj: Po të mos e donte LVV-ja Listën Serbe në Kuvend, s’do e votonin në KQZ
  • 21:35Rexhaj: Mosvotimi i nënkryetarëve është mjet politik, s’kemi votë për Shalën e Çitakun