Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Tërë natën kemi pritur…”, flet menaxheri i Qendrës së Skijimit në Brezovicë pas tërmetit: 130 nxënës i kemi nxjerr jashtë

GD
Gazeta Demos11 shkurt 2026 në 08:48
“Tërë natën kemi pritur…”, flet menaxheri i Qendrës së Skijimit në Brezovicë pas tërmetit: 130 nxënës i kemi nxjerr jashtë

Menaxheri i Qendrës së Skijimit në Brezovicë, Ardian Grazhda ka folur lidhur me tërmetin që goditi mbrëmë Kosovën, për çka tha se situata është nën kontroll.

Ai tha se për shkak që në një hotel atje ishin rreth 130 nxënës, përgjegjësia dhe frika ishte më e madhe.

Ai tha se të gjithë janë mirë dhe për fat të mirë, në vendin e ngjarjes kanë qëlluar edhe FSK.

“Mirë jemi, shyqyr Zotit gjithçka në rregull. Mbrëmë na ndodhi diçka, i kemi pasur 130 nxënës, dhe është FSK me shërbim këtu. Janë angazhuar të gjithë, i kemi nxjerr nxënësit jashtë. Tërë natën kemi pritur se mos po ndodh sërish”, tha Grazhda për Klanin.

Pas tërmetit që tronditi vendin, autoritetet tregojnë si të mbrohemi gjatë dhe pas lëkundjeve

Ndryshe, një tërmet me magnitudë rreth 4.8 sipas shkallës Rihter ka goditur zonën Prizren–Shtërpcë mbrëmjen e së martës, rreth orës 22:05 me orën lokale, ndërsa lëkundjet janë ndjerë në pjesë të ndryshme të Kosovës dhe rajonit.

Pas këtij rasti, autoritetet kanë dalë me një njoftim për qytetarët, duke apeluar për qetësi dhe respektim të udhëzimeve të sigurisë në rast të tërmeteve.

Më shumë nga Lajme

  • 10:37Komuna e Prishtinës njofton për vonesa në transportin publik për shkak të protestës
  • 10:17Gazeta gjermane FAZ: Fjala e parafundit për Thaçin dhe një fakt historik, lufta kundër Serbisë ishte e pashmangshme dhe e drejtë
  • 10:14Aksion antidrogë në Prizren, policia gjen drogë dhe afro 20 mijë euro
  • 10:13Ekstradohet nga Franca në Kosovë i dënuari me 4 vjet burgim
  • 09:33Policia mobilizohet për protestën e veteranëve të UÇK-së, paralajmërohen kufizime në qarkullim