Policia e Kosovës në Zveqan ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë në tentativë”.
Sipas njoftimit zyrtar, me datën 09.10.2025 është arrestuar i dyshuari ZH.I., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në një rast të ndodhur më 07.10.2025, rreth orës 16:50, në objektin e Shtëpisë së Shëndetit në Zveqan.
Hetimet kanë treguar se personi i dyshuar kishte hyrë në objekt përmes dritares dhe kishte përgatitur disa gjëra për t’i vjedhur, por ishte vërejtur nga një punëtor i institucionit, gjë që e kishte detyruar të largohej në drejtim të panjohur.
