Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Temperaturat e larta, AUV shton kontrollet dhe paralajmëron bizneset: Kujdes me ruajtjen e produkteve ushqimore

GD
Gazeta Demos26 qershor 2026 në 15:10
Temperaturat e larta, AUV shton kontrollet dhe paralajmëron bizneset: Kujdes me ruajtjen e produkteve ushqimore

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) u ka bërë thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që merren me ushqime të zbatojnë me përpikëri kërkesat ligjore dhe standardet e sigurisë ushqimore, veçanërisht gjatë periudhës së temperaturave të larta.

Apeli u drejtohet të gjitha hallkave të zinxhirit ushqimor, duke përfshirë prodhimin, përpunimin, ruajtjen, transportin, deponimin, shpërndarjen dhe tregtimin e produkteve ushqimore. Gjithashtu, AUV kërkon respektimin e rregullave edhe nga bizneset e gastronomisë, si restorantet, hotelet, sallat e dasmave, marketet, furrat, qebaptoret, fast-food-et dhe subjektet e tjera që janë në kontakt me ushqimin.

Sipas Agjencisë, produktet ushqimore duhet të ruhen në temperaturat e përcaktuara në etiketë, ndërsa pajisjet ftohëse dhe ngrirëse duhet të kontrollohen rregullisht për të siguruar funksionimin e tyre. Po ashtu, bizneset duhet të zbatojnë në mënyrë rigoroze masat e vetëkontrollit.

AUV u ka bërë thirrje edhe qytetarëve që të tregojnë kujdes gjatë blerjes, transportit dhe ruajtjes së produkteve ushqimore deri në momentin e konsumimit. Agjencia thekson se çdo produkt që kërkon kushte specifike të ruajtjes i ka të deklaruara temperaturat përkatëse në etiketim.

Sipas njoftimit, produktet me prejardhje shtazore janë më të ndjeshme ndaj temperaturave të larta, por kujdes i veçantë duhet të tregohet edhe për produktet e tjera që kërkojnë ruajtje në temperatura të caktuara. AUV rikujton se jetëgjatësia e produkteve lidhet drejtpërdrejt me kushtet në të cilat ato ruhen.

Agjencia thekson se siguria ushqimore është përgjegjësi e përbashkët dhe se vetëm përmes respektimit të rregullave mund të parandalohen helmimet ushqimore dhe të mbrohet shëndeti i konsumatorëve.

AUV njofton se gjatë sezonit veror do të intensifikojë kontrollet për të mbikëqyrur zbatimin e kërkesave ligjore dhe ka paralajmëruar se asnjë shkelje nuk do të tolerohet.

“Shëndeti publik është i varur nga siguria ushqimore. Ruajeni ushqimin në mënyrë të sigurt”, thuhet në apelin e AUV-it.

Më shumë nga Lajme

  • 14:37“Lirinë e lamë me gjak!”, Ramë Lahaj fton qytetarët në protestën e sontme
  • 14:36Aktgjykimi i Hagës, “Liria ka Emër”: Qeveritë shqiptare të mbajnë mbledhje të përbashkët urgjente
  • 14:19Profesori spanjoll kritikon Hagën: Ndërkombëtarët e ndëshkuan Thaçin më ashpër se secilin serb që synoi gjenocid
  • 14:10Protestat në Prishtinë, Rama: Mbrëmë krejt gjeneratat bashkë për drejtësi
  • 13:45Komisioni Evropian komenton nismën e PDK-së: Mbështetja jonë për Specialen është e qëndrueshme, gjykata jep drejtësi të paanshme