Tenori shqiptar Ramë Lahaj ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e sontme në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, e cila zhvillohet në natën e shtatë radhazi pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Përmes një postimi, Lahaj ka thënë se liria e Kosovës është paguar me gjak dhe se, sipas tij, ajo duhet të mbrohet.
“Lirinë e lamë me gjak! Lirinë as se falim, as nuk lejojmë me na e njollosë askush, e për ma shumë në emrin tonë! Sot e përherë, në mbrojtje të lirisë e pastërtisë së saj.
