Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Tela elektrik të zhytur në Ujman?”, Policia e Prokuroria dalin me komunikatë

GD
Gazeta Demos1 gusht 2025 në 08:14
“Tela elektrik të zhytur në Ujman?”, Policia e Prokuroria dalin me komunikatë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë dhe Policia e Kosovës kanë dalë me një komunikatë të përbashkët lidhur me pretendimet për rrezikshmëri në Liqenin e Ujmanit, të bëra nga kryetari i Shoqatës së Peshkatarëve të Kosovës.

Më 30 korrik 2025, ky i fundit deklaroi në media se kishte vërejtur tela elektrikë të zhytur në ujë gjatë një aksioni për largimin e varkave pa leje. Sipas tij, nëse këta tela do të aktivizoheshin, do të paraqisnin rrezik për jetën e qytetarëve.

Pas kësaj deklarate, ai është intervistuar nga organet hetuese në cilësinë e dëshmitarit. Policia ka pranuar edhe një video që ndërlidhet me këtë rast.

“Më 30.07.2025, i njëjti ka deklaruar në media se në Liqenin e Ujmanit janë vërejtur tela elektrikë të zhytur në ujë, të cilët, sipas tij, paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve.I njëjti është intervistuar sot në cilësinë e dëshmitarit, ku ka deklaruar se gjatë një aksioni për largimin e varkave pa leje, ka vërejtur tela në ujë dhe se, nëse aktivizohen, mund të paraqesin rrezik për qytetarët”

Menjëherë pas pranimit të informacioneve, njësia e Kontrollit Kufitar Ujor ka ndërmarrë veprime në terren dhe ka konstatuar se telat e përmendur nuk janë të lidhur me energji elektrike dhe nuk përbëjnë asnjë rrezik real.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka sqaruar se nuk ka pranuar më herët ndonjë raportim lidhur me këtë çështje. Pas analizimit të provave, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka vlerësuar se nuk ekzistojnë elemente të ndonjë vepre penale.

“Policia ka pranuar edhe një video në lidhje me këtë rast. Menjëherë pas pranimit të informacioneve, njësia e kontrollit kufitar ujor ka kryer kontrolle në terren, ku është konstatuar se këta tela nuk janë të lidhur me energji elektrike dhe nuk paraqesin rrezik.”

Njoftimi i plotë:

KOMUNIKATË E PËRBASHKËT NGA PROKURORIA THEMELORE NË MITROVICË DHE POLICIA E KOSOVËS

Mitrovicë Veri

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri, nën autorizimin e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, më 30.07.2025 ka nisur hetimin lidhur me deklarimet e kryetarit të Shoqatës së Peshkatarëve të Kosovës.

Më 30.07.2025, i njëjti ka deklaruar në media se në Liqenin e Ujmanit janë vërejtur tela elektrikë të zhytur në ujë, të cilët, sipas tij, paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve.

I njëjti është intervistuar sot në cilësinë e dëshmitarit, ku ka deklaruar se gjatë një aksioni për largimin e varkave pa leje, ka vërejtur tela në ujë dhe se, nëse aktivizohen, mund të paraqesin rrezik për qytetarët.

Policia ka pranuar edhe një video në lidhje me këtë rast. Menjëherë pas pranimit të informacioneve, njësia e kontrollit kufitar ujor ka kryer kontrolle në terren, ku është konstatuar se këta tela nuk janë të lidhur me energji elektrike dhe nuk paraqesin rrezik.

Gjithashtu, Policia e Kosovës nuk ka pranuar as më parë ndonjë rast të raportuar në lidhje me këtë çështje.

Pas analizimit të të gjitha provave dhe informacioneve, Prokuroria Themelore Mitrovice ka vlerësuar se nuk ekzistojnë elemente të ndonjë vepre penale.

Policia e Kosovës apelon te qytetarët që të mos shqetësohen dhe të mos ndihen të frikësuar, pasi çdo rast i dyshimtë do të trajtohet me kujdes dhe seriozitet maksimal.

Njësitë përkatëse të Kontrollit Kufitar Ujor, si dhe njësi të tjera policore, vazhdimisht kryejnë patrullime të rregullta në Liqenin e Ujmanit, me qëllim të garantimit të sigurisë së qytetarëve dhe monitorimit të situatës në terren.

Më shumë nga Lajme

  • 16:51Shqiptaro-amerikanët në New York paralajmërojnë protestë para OKB-së
  • 16:43Musliu reagon pas identifikimit të mbetjeve të dy të zhdukurve nga lufta
  • 16:35Fillon rritja e çmimit të linjave të autobusëve
  • 15:54Zjarr në Babicë të Vlorës, flakët rrezikojnë një banesë, ndërhyjnë zjarrfikësit
  • 15:53Konjufca dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite