Një rast i të shtënave me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë është regjistruar të premten në Gërlicë të Ferizajt, ku tre persona kanë përfunduar në pranga.
Pamjet e siguruara nga Insajderi tregojnë praninë e zyrtarëve policorë dhe një veture të Policisë në vendin e ngjarjes, pas incidentit.
Tre persona janë arrestuar lidhur me rastin, ndërsa sipas informacioneve të Insajderit, në veturën me të cilën dyshohet se po lëviznin janë gjetur edhe substanca narkotike.




