Katër persona kanë pësuar lëndime trupore, si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi sot në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore, si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi sot në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.
Sipas Krasniqit, aksidenti ndodhi ndërmjet një veture dhe një kamioni që bart beton, në segmentin Babush – Lipjan.
“Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësiti policor është marrë me procedurat në vendin e ngjarjes” deklaroi Krasniqi.



