Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Të shtëna me armë në Kaçanik, ndalohet një 26-vjeçar

GD
Gazeta Demos27 prill 2026 në 08:15
Të shtëna me armë në Kaçanik, ndalohet një 26-vjeçar

Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmjen e së dielës në fshatin Bajnicë të Kaçanikut.

Sipas informacioneve nga policia, njësitet reaguese dhe hetimore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku dyshohej se persona të panjohur, duke përdorur një veturë të tipit xhip me ngjyrë të zezë dhe targa vendore, ishin futur në një zonë malore dhe kishin shtënë me armë automatike në ajër.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, hetuesit kanë gjetur gjithsej 49 gëzhoja, që dyshohet se janë shkrepur nga një pushkë automatike e tipit AK-47, në sasi që përkon me rreth dy karikatorë.

Pas veprimeve hetimore, policia ka arritur të lokalizojë edhe veturën e dyshuar, e cila është gjetur e parkuar në një autoservis. Më tej është identifikuar një person i dyshuar me inicialet E.S., 26 vjeç, tek i cili është sekuestruar një armë automatike AK-47 dhe 35 fishekë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar në prani të organeve kompetente.

Me vendim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti me veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Më shumë nga Lajme

  • 14:16Lushaku: Do të marrim pjesë në seancën e 9 shtatorit, cështja e Presidentit s’është temë
  • 14:13“Jemi të shokuar”, flet për herë të parë babai i Edi pas rastit me Jozin
  • 13:42Pas një sezoni të suksesshëm, Ujëvara Resort falenderon vizitorët: Premtojmë se do të sjellim më shumë atmosferë
  • 13:40Qindra motoristë u mblodhën në nderim të Laurent Krasniqit
  • 13:36Incidenti ku u përfshi komandanti Besart Ahmeti, Prokuroria nis hetimet ndaj tij dhe dy të tjerëve