Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Takimi tek presidentja Osmani, Limaj: Kurti kërkoi kohë, u diskutua që edhe presidenti të zgjidhet me vota të popullit

GD
Gazeta Demos1 nëntor 2025 në 22:15
Takimi tek presidentja Osmani, Limaj: Kurti kërkoi kohë, u diskutua që edhe presidenti të zgjidhet me vota të popullit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Famir Limaj, ka thënë se në takimin me presidenten Vjosa Osmani, partitë politike kanë diskutuar për mundësinë që zgjedhja e presidentit të bëhet me vota të qytetarëve.

Në emisionin “Jehona Politike” ai ka deklaruar se për këtë do të duhej të ndryshohej Kushtetuta e Kosovës.

“Interesant, atë ditë, sikurse ne, krejt shqiptarët, i ruajmë në një ditë krejt temat që t’i hapim, ishte një bashkëbisedim për mënyrën se si të zgjidhen krizave, dhe një nga ato ishte se ndoshta do të mendohet që të shkohet me vota të drejtpërdrejta të qytetarëve edhe për zgjedhjen e presidentit”, ka thënë Limaj.

“Për shkak që të mos krijohen kriza, ju e dini se tashmë është vështirësuar procesi i zgjedhjes së presidentit, ishte një bashkëbisedim për situatat e krizave. Për të ardhur deri tek kjo, do të duhej të ndryshohej Kushtetuta e Kosovës që të kërkohej 2/3 e votave. Më shumë ishte një bisedë e lirë mbi situatat e krizave që po na paraqiten. Prandaj na duhet lidership që di të ulet kur vendi ka nevojë për 2/3-tat, të dijë të ulet dhe të tejkalojë veten”, ka shtuar Limaj.

Tutje, ai tha se ka pritur që në takimin e djeshëm, presidentja Osmani ta nxjerrë dekretin për shpërndarjen e kuvendit.

“Unë kam pritur që presidentja menjëherë dje ta përfundojë këtë çështje, ta nxjerrë dekretin për shpërndarje të parlamentit dhe të nesërmen t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme për faktin se s’ka asnjë gjasë të krijohet një shumicë parlamentare”.

I pyetur se pse nuk ndodhi një gjë e tillë, ai theksoi se kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti kërkoi kohë.

“Kryetari i partisë më të madhe, kërkoi 2 deri në 3 ditë kohë”, shtoi Limaj.

Më shumë nga Lajme

  • 08:28Kontrolli në veturën e 20-vjeçarit çon në ndalimin e tij nga policia në Shtime
  • 08:23Kamberi tregon çfarë pritet nga Lista Studentore në Serbi: A do ta ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës?
  • 08:16Peja në kujtim të Arlindës, letra e saj drejtuar institucioneve rikthehet në shesh
  • 08:14Ish-drejtori i Policisë për vr-sjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari
  • 07:46Hoxha kritikon VV-në pas seancës për rastin e Arlindës: Më vjen turp për ministrat