Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Takimi te Presidentja dhe mbledhja e VV’së për mandatarin, Abdixhiku i reagon Kurtit: Zvarritje për thellim të krizës

GD
Gazeta Demos4 nëntor 2025 në 13:10
Takimi te Presidentja dhe mbledhja e VV’së për mandatarin, Abdixhiku i reagon Kurtit: Zvarritje për thellim të krizës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj përpjekjeve për formimin e qeverisë së re, duke i cilësuar ato si “shfaqje teatrale të mandatarëve pa numra, pa shumicë dhe pa legjitimitet demokratik”.

Në një reagim të tij, Abdixhiku tha se Republika nuk duhet të trajtohet si material loje për llogaritje elektorale, por si vlerë që qëndron mbi çdo interes partiak.

“Shqyrtoni qytetarët në sy dhe tregojuni se nuk ka shumicë. Çdo parti shqiptare ka dhënë verdiktin e saj politik, tashmë të deponuar në Presidencë. Sot, matematikisht dhe politikisht, nuk ka mundësi për shumicë,” – theksoi ai.

Kreu i LDK-së kritikoi ashpër zvarritjet politike dhe shtyrjet pa fund të proceseve institucionale, duke paralajmëruar se ato vetëm thellojnë krizën dhe se për këtë “do të mbahet përgjegjësi politike”.

“Pse gjithë ky zell për lojëra pa dinjitet minimal politik? A nuk mjaftojnë tetë muaj vonesë në shtetin më të varfër të kontinentit për t’i shtuar vonesa të reja? A është qëndrimi në pushtet pa legjitimitet një vlerë e re politike?”, – pyeti Abdixhiku.

Ai gjithashtu shprehu besimin se Presidentja e Republikës do të veprojë në përputhje me vullnetin politik të shumicës shqiptare.

“Ky vullnet i është dorëzuar Presidentes javën e kaluar, hapur dhe qartë. Dua të besoj se ajo do të deklarojë të vetmen gjë të logjikshme: fatkeqësisht, në këtë Kuvend nuk ka shumicë parlamentare, dhe asnjë mbledhje partie nuk mund ta ndryshojë këtë fakt,” – përfundoi Abdixhiku.

Më shumë nga Lajme

  • 17:25Përparim Rama tregon nëse synon kreun e LDK-së
  • 17:24Ambasadori i ri i BE-së në Kosovë kërkon formim të shpejtë të institucioneve
  • 17:24Vazhdon paraburgimi ndaj të dyshuarit për vrasjen në Lagjen e Romëve
  • 17:16Bahri Hyseni zgjidhet Zëvendëskryeprokuror i Shtetit, ishte protagonist i përgjimeve të “Prontos”
  • 16:4828 vite nga rënia e dëshmorit Kadri Latifaj, vëllai i tij e kujton me dhimbje e krenari