Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri sot takoi banorët e fshatit Stanoc i Epërm, transmeton Demos.
Ai tha se Stanoci i Epërm meriton të investohet e të rregullohet.
“Stanoci i Epërm meriton të investohet e të rregullohet. Bashkë me kandidatin tonë Blerim Hyseni takuam banorët e lagjeve Hyseni, Bllaca, Buliqi, Kosumi në Stamoc të Epërm.
Uji i pijes mbeti ku e lam ne, ndriçimi, rrugët e kanalizimi këtu po ashtu ngecën.
Në 4 vitet e ardhshme, do të rregullojmë shetitoren përgjatë kanalit të Ibërlependcit nga lagja e Buliqve deri te lagja Haradinajve, ndriçim kënde fitnesi e fusha sportive, do të përkrahim bizneset këtu, si dhe punësimin e grave dhe të rejave sepse kjo ishte kërkesë e vet banorëve!”, tha Tahiri.