Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqytetit në kujtim të Arlinda Zekajt, e cila u vra tragjikisht në Vitomiricë të Pejës
Përmes një njoftimi, Rama ka shprehur solidaritet me familjen e të ndjerës dhe me gratë që përballen me frikën e dhunës.
“Mendimet dhe solidariteti ynë janë me familjen e saj dhe me çdo grua që përballet me frikën e dhunës”, ka shkruar Rama.
Ai ka theksuar se asnjë grua nuk duhet të jetojë e pambrojtur dhe se çdo thirrje për ndihmë duhet të marrë përgjigje.




