Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tahiri për Haradinajn president: Nuk është më opsion, s’gjeti mirëkuptim

GD
Gazeta Demos7 korrik 2026 në 22:24
Tahiri për Haradinajn president: Nuk është më opsion, s’gjeti mirëkuptim

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri ka deklaruar se ideja që Ramush Haradinaj të jetë kandidat për president nuk është më opsion, pasi nuk ka gjetur mirëkuptim dhe mbështetje politike.

Ai tha se ky ka qenë një qëndrim i shprehur më herët, por se zhvillimet e mëvonshme kanë bërë që kjo ide të mos konsiderohet më si opsion.

“Ky ka qenë një pozicion para propozimit të gjashtë pikave. Siç shihet, nuk ka gjetur mirëkuptim dhe tashmë nuk është opsion. Jo, nuk është opsion. S’mundet me ndodhë, nuk është më opsion ideja”, tha ai në Rubikon të Klan Kosova.

Sipas tij, qëndrimi publik i Haradinajt ka qenë i qartë, duke theksuar se ai nuk e ka shpallur veten kandidat për president, por vetëm ka shprehur gatishmëri, e cila sipas tij, nuk ekziston.

“Ky është pozicion publik. Një politikan, kur jep një pozicion publik, në këtë rast kryetari Haradinaj, ish-kryeministër dy herë, nuk ka pasur asnjë reflektim. Mendoj që pozicioni i z.Haradinaj ishte bukur i qartë. Ai nuk tha që unë jam kandidat, as që po vetëpropozohem, por që ka gatishmëri. Gatishmëria nuk ekziston më, që nënkupton se kjo çështje tashmë është e mbyllur”, deklaroi deputeti Tahiri.

AAK

Më shumë nga Lajme

  • 11:27Krasniqi (PDK): Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit duhet të respektohen
  • 11:2362-vjeçari kapet sërish duke ndezur zjarr në Mirditë, prangoset nga Policia
  • 11:18PDK e AAK në Kuvend, prezentë edhe Hamza e Haradinaj
  • 11:12Krasniqi: Kur ora të mbërrijë në zero, të përfundojë edhe kjo pritje e gjatë për çlirimtarët
  • 11:08Kurti prezanton projektin e banimit social: 37 milionë euro për 21 komuna