Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Reagimet se i kanë ndarë vetëm 1.5 milionë për to, Pacolli: Mandat i digave, janë në proces, ndërtimet fillojnë më 2027 -28

GD
Gazeta Demos20 nëntor 2026 në 21:09
Reagimet se i kanë ndarë vetëm 1.5 milionë për to, Pacolli: Mandat i digave, janë në proces, ndërtimet fillojnë më 2027 -28

Fitore Pacolli, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mandati aktual i qeverisë do të jetë ‘’mandati i digave’’.

Pacolli, në postimin e saj thotë se, tanimë janë në proces pesë diga strategjike, me të cilat synohet sigurimi i rezervave të reja ujore për furnizim me ujë të pijshëm, bujqësi dhe energji.

‘‘Kuqica: Projektimi final përmbyllet gjatë vitit 2027, kur hapet edhe tenderi për ndërtim. Punimet nisin në vitin 2028; Pollata: Dizajni konceptual ka përfunduar. Gjatë vitit 2027 përmbyllet projekti final dhe hapet tenderi. Ndërtimi nis në vitin 2028; Desivojca: Studimet përgatitore kanë përfunduar dhe projekti detal është në proces të kompletimit. Përmbyllet në vitin 2027, ndërsa ndërtimi nis në vitin 2028; Firaja: Studimet përgatitore kanë përfunduar dhe projekti detal është në proces të kompletimit. Përmbyllet në vitin 2027, ndërsa ndërtimi nis në vitin 2028;  Dragaqina: Projekti është në fazën përgatitore dhe projektuese, ndërsa ndërtimi planifikohet të nisë në vitin 2029’’, ka shkruar Pacolli.

Ministrja, në postimin e saj deklaron po ashtu se financimi i digave të lartpërmendura do bëhet nga buxheti i vendit, grantet dhe kreditë e buta. Ajo shton edhe se ka nisur ‘’bashkëpunimin me Turqinë për ekspertizë teknike dhe garantimin e standardeve më të larta të ndërtimit’’.

Në anën tjetër, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se qeveria, në buxhetin e vitit 2027, s’ka ndarë më shumë se 1.5 milionë euro për digat.

Bajrami, thekson edhe se, ky buxhet është ndarë nga premtimi prej 400 milionë eurosh investime.

2027vitinpacolli

Të ngjashme

Kuvendi miratoi në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

Kuvendi miratoi në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

08:06
Shqipëria miraton projektbuxhetin për vitin 2027 pas 14 orësh diskutime në Kuvend

Shqipëria miraton projektbuxhetin për vitin 2027 pas 14 orësh diskutime në Kuvend

23:52
Haxhiu: Buxheti i vitit 2027 nuk është zhvillimor, por konsumues

Haxhiu: Buxheti i vitit 2027 nuk është zhvillimor, por konsumues

17:00

Më shumë nga Lajme

  • 21:23Kusari-Lila takon ambasadoren finlandeze, diskutojnë për investimet në Kosovë
  • 21:19Ardian Gjini publikon shifrat e BQK-së: Çmimet dhe borxhet e qytetarëve janë rritur në mënyrë ekstreme, si po ia dalin familjet kosovare?
  • 21:08“Marrëveshje të vërtetë ose asgjë”, Trump i dërgon mesazhin e prerë Teheranit
  • 20:44Jakup Krasniqi të shtunën përfundon vizitën në Kosovë, në orën 15:00 niset me aeroplan special
  • 20:25EULEX-i mohon se u drejtuan armët familjarëve të Krasniqit: Bëmë verifikim të brendshëm, pretendimet dolën të pabazuara