Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri ka votuar dhe i ka ftuar edhe qytetarët që ta bëjnë të njëjtën gjë.
Ai në deklarimin e tij pas votimit tha se sot është një ditë e rëndësishme për Mitrovicën
“Mesazhi im është që është një ditë e rëndësishme për qytetarët e Mitrovicës, për qytetin e Mitrovicës, që sot bashkërisht të gjithë vendosim për qeverisjen tonë të ardhshme në katërvjeçarin e ardhshëm”
“I ftoj të gjithë qytetarët e Mitrovicës që të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit dhe përmes votës ta tregojmë fuqinë dhe të vendosim për qeverisjen tonë të ardhshme në katërvjeçarin e ardhshëm”, u shpreh ai.
