Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tahiri: Kushdo që e dobëson sadopak lidhjen e Kosovës me SHBA bën tradhti të rëndë

GD
Gazeta Demos13 shtator 2025 në 11:33
Tahiri: Kushdo që e dobëson sadopak lidhjen e Kosovës me SHBA bën tradhti të rëndë

yrtari i lartë i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas vendimit të djeshëm të SHBA-së për të suspenduar fillimin e planifikuar të Dialogut Strategjik me Kosovën pas veprimeve dhe qëndrime të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që sipas SHBA-së kanë ngritur tensionet dha kanë cenuar stabilitetin.

Tahiri ka kujtuar kontributin e SHBA-së për lirinë e Kosovës për të kundërshtuar tendencat që ta relativiziojnë lidhjen e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Tahirit, kushdo që e dëmton lidhjen e Kosovës me SHBA-në bën tradhti të rëndë.

Postimi i plotë:

Lidhja e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është vetëm marrëdhënie bilaterale apo partneritet strategjik, por është lidhje gjaku.

Pse, sepse në vitin 1999, Amerika ndali gjakderdhjen, spastrimin etnik dhe solli lirinë, dhe se kjo e vërtetë është e skalitur në identitetin tonë shtetëror.

Tash, kur po shfaqen tendenca për ta relativizuar këtë lidhje dhe për ta reduktuar vetëm në kontekste politike të momentit, duhet të kujtojmë se raporti ynë me SHBA nuk është i bazuar në eksperimente e kalkulime, por në sakrificë, histori, besim të ndërsjellë dhe lidhje gjaku.

Tash çka, për mendimin tim:

1. ky është moment për reflektim të thellë, nga këta që na sollën Kosovën në këtë ditë. VV duhet ta pyesin vetën, ku e sollëm vendin dhe kah po shkojmë si shtet?

2. E ne të tjerët që mendojnë ndryshe duhet t’ja themi popullit me ma guxim që Kosova e pavarur, demokratike e multi-etnike është projekt i përjetshëm prej të cilit përfitonë më së shumti kombi shqiptar.

Për mua, çdo mjegullnajë që tenton ta dobësojë këtë lidhje dhe kushdo që sadopak dëmton marrëdhëniet e Kosovës me Amerikën bën tradhëti të rëndë pasi që këtë marrëdhënie e ka bekuar edhe Zoti.

Shkurt e shqip, SHBA është e shkuara, e tashmja dhe ardhmja e sigurt dhe e ndritshme e Kosovës.

Më shumë nga Lajme

  • 23:56Ditë e vështirë për Shqipërinë në përballje me zjarret, situatë kritike në disa zona
  • 23:38Valon Syla: AAK-ja është çelësi, pa të nuk zgjidhet ngërçi politik
  • 23:22Policia jep detaje për shpërthimin në Gjilan
  • 23:22Kolona në dy pika kufitare, në të tjerat kalim i lehtë
  • 23:03Mirena: Duke mos e përfshirë në koalicion Kurti e ka mundësinë ta godasë LDK-në dhe të zgjerojë elektoratin