Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tahiri: Kurti nuk e do Vjosa Osmanin për presidente, do personalitete të tjera ku e shtrin kontrollin e tij direkt

GD
Gazeta Demos7 shkurt 2026 në 13:55
Tahiri: Kurti nuk e do Vjosa Osmanin për presidente, do personalitete të tjera ku e shtrin kontrollin e tij direkt

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka qenë i ka folur për zhvillimet e fundit politike dhe raportet brenda lidershipit shtetëror.

Tahiri ka shprehur bindjen se Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani nuk janë në të njëjtën linjë politike, duke vlerësuar se bashkëpunimi mes tyre nuk do të vazhdojë në të ardhmen. Sipas tij, Kurti nuk do ta mbështesë Osmanin për mandate të tjera apo role të rëndësishme shtetërore.

“Sipas mendimit tim, Kurti dhe Osmani nuk janë në linjën e njëjtë. Unë nuk besoj se do të shkohet me Vjosa Osmanin. Kurti do të shkojë tek personalitete tjera, ku ai e shtrin kontrollin e tij direkt”, deklaroi Tahiri për Blic.

Ai theksoi se në këtë situatë partitë opozitare, përfshirë PDK-në, duhet të luajnë rolin e tyre institucional dhe politik, duke ofruar alternativa serioze për përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Ne duhet ta luajmë rolin tonë këtu, sepse ka burra e gra nga PDK-ja dhe partitë e tjera, po ashtu edhe jo partiakë, të cilët e përfaqësojnë interesin e Kosovës dhe do të ishin adresë e besueshme për ndërkombëtarët”, shtoi ai.

Duke komentuar qasjen e Kryeministrit Kurti ndaj politikës së jashtme, Tahiri vlerësoi se kreu i qeverisë ka kaluar në një fazë tjetër të nevojave të tij politike, duke synuar, sipas tij, kontroll të plotë mbi përfaqësimin e shtetit.

“Kurti ka kaluar në nivel tjetër të nevojave. Ai tashmë e do monopolizimin në arenën ndërkombëtare për çështjen e përfaqësimit të Kosovës. Ai dëshiron të eliminojë personalitete dhe figura që mund ta përfaqësojnë shtetin e Kosovës dhe të gjitha shtresat e qytetarëve”, u shpreh Tahiri.

arian tahiri

Më shumë nga Lajme

  • 20:34Ardian Gjini e përshendet qëndrimin e ri të LDK: Kurti bën lojë të pandershme, synon kontroll mbi shtetin
  • 20:34“Boll ma me filma”, Mustafa: Themelojeni Kuvendin e Qeverinë, bashkë e votojmë presidentin jopartiak
  • 20:29Përditësimi i fundit, në këtë pikë kufitare pritjet deri në 40 minuta
  • 20:17​Rrënimi i objekteve në Ujman, Gjykata e Mitrovicës del në terren për vendshikim
  • 20:09​Abdixhiku: LDK-ja i jep 18 votat për president, nëse kandidati është konsensual