Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka përcjellë një mesazh për Kosovën, duke theksuar rëndësinë e besimit në vetvete dhe vullnetit të qytetarëve për të sjellë ndryshime.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka shkruar se asnjë pengesë nuk është e përhershme kur qytetarët besojnë në forcën dhe potencialin e vendit.
“Kur Kosova beson në veten e saj, asnjë pengesë nuk është e përhershme. Ajo që duket e pathyeshme sot, nesër mund të jetë vetëm një kapitull i së kaluarës. Kur zgjohet vullneti i qytetarit, ndryshimi nuk ndalet”, ka shkruar Tahiri.
