Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Tahiri i çon letër Haxhiut, kërkon sqarime për financimin e ekspozitës së Gashit

GD
Gazeta Demos28 mars 2026 në 21:07
Tahiri i çon letër Haxhiut, kërkon sqarime për financimin e ekspozitës së Gashit

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, i është drejtuar me një kërkesë zyrtare kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, duke kërkuar sqarime të detajuara lidhur me financimin dhe organizimin e ekspozitës me të dhëna të pasakta mbi luftën në Kosovë.

Në letrën e tij, Tahiri thekson rëndësinë e rritjes së transparencës dhe forcimit të llogaridhënies ndaj qytetarëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për përdorimin e mjeteve publike në iniciativa që lidhen me çështje të ndjeshme të historisë dhe kujtesës kolektive

Ai kërkon që institucionet përkatëse të ndërmarrin disa hapa konkretë, si të ofrohet një sqarim i plotë dhe i detajuar për shumën e mjeteve financiare të ndara për realizimin e ekspozitës, të bëhen publike data e shpalljes së thirrjes për aplikim dhe kriteret mbi të cilat është zhvilluar procesi i përzgjedhjes, dhe të publikohet numri i organizatave që kanë aplikuar dhe të sqarohet se cila institucion apo komision ka qenë përgjegjës për përzgjedhjen e përfituesve.

Sipas Tahirit, transparenca në menaxhimin e mjeteve publike është thelbësore për ruajtjen e besimit të qytetarëve në institucionet shtetërore.

Kjo është letra e plotë që Tahiri i dërgoi Haxhiut

AAK

Më shumë nga Lajme

  • 16:52Shukri Buja pas takimit me bashkëluftëtarët: I presim të lirë ish-krerët e UÇK-së
  • 16:38Gjenden eshtrat e 23 individëve në Zubin Potok
  • 16:37Kurti pret në takim shefin e ri të EULEX-it, në fokus sundimi i ligjit dhe stabiliteti në Kosovë
  • 16:35AKK i reagon ministrit Murati: Rritja e buxhetit të komunave është vetëm nominale
  • 16:34Arrestimi i kosovarit në Kroaci, Syla: Nuk është veteran i UÇK-së