I ftuari i radhës në emisionon BlicIntervieë me Astrit Gashin, ishte Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
Tahiri, ka deklaruar se Aleanca e ka bërë pjesën e saj sa i përket procesit për zgjedhjen e presidentit, duke ofruar, siç tha ai një mundësi reale për garë politike përmes kandidaturës së Ramush Haradinaj.
Sipas tij, kandidatura e Haradinajt nuk ka qenë thjesht formale, por shprehje e vullnetit për të hyrë në garë, por thekson se tani më ai nuk është kandidat për president.
“Aleanca e ka bë pjesen e vet, na ia kemi dhënë edhe Kosovës edhe opozitës një mundësi me kandidaturën e kryetarit, e cila ska qenë kandidaturë por vullnet për me garu, në atë vullnet cka dimë ne gjasat kanë qenë më të vogla mos me fitu sesa me fitu Ramushi. Mirëpo ne kemi dasht me kriju një garë politike, në mes të pozicionit opozitar dhe atij të LVV, kjo nuk ka ndodh dhe tani më, Ramush Haradinaj, nuk është kandidat”, tha ai
