Në kuadër të vizitës zyrtare në Itali, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u prit në Komandën e Përgjithshme të Armatës së Karabinierëve, nga Shefi i Shtabit të Komandës, Gjenerali Andrea Taurelli Salimbeni.
Në njoftimin për media thuhet se Sveçla shprehu mirënjohjen për kontributin e pjesëtarëve të Karabinierëve në Kosovë, në mbështetje të institucioneve të vendit dhe në funksion të ruajtjes së sigurisë, paqes dhe stabilitetit.
Temë e takimit, sipas njoftimit ishte edhe themelimi dhe zhvillimi i Xhandarmërisë së Kosovës.
“Në këtë drejtim, u shkëmbyen pikëpamje mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit, me fokus në shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës profesionale, si dhe në zbatimin e standardeve dhe praktikave më të mira për zhvillimin e kësaj komponente të sigurisë”.


