Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar ushtrimin ndërinstitucional “Digital Siege 2026”, me qëllim të avancimit të kapaciteteve profesionale dhe forcimit të gatishmërisë për përballimin e incidenteve kibernetike.
Ushtrimi është organizuar nga Njësia e Sinjaleve dhe Kibernetikës, përmes Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike të FSK-së, në bashkëpunim me kompaninë SimSpace.
Në të kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve publike, akademike dhe bankare të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të FSK-së, aktiviteti kishte për qëllim testimin e gatishmërisë institucionale për reagim ndaj incidenteve kibernetike, zhvillimin e aftësive profesionale dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve në fushën e sigurisë kibernetike.


