Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sveçla pas vrasjes së trefishtë: I indinjuar me trajtimin që prokuroria e gjyqësori po ia bëjnë rasteve të tilla

GD
Gazeta Demos10 gusht 2025 në 19:30
Sveçla pas vrasjes së trefishtë: I indinjuar me trajtimin që prokuroria e gjyqësori po ia bëjnë rasteve të tilla

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas vrasjes së trefishtë që ndodhi sot në Gjilan, e për të cilën tre persona janë shpallur në kërkim.

Sveçla tha se është jashtëzakonisht i indinjuar me trajtimin që institucionet e drejtësisë, si Prokuroria dhe Gjyqësori, janë sipas tij, duke i bërë rasteve të tilla duke i lënë në liri.

“Në këtë ngjarje të rëndë nuk mund të mos jem jashtëzakonisht i indinjuar me trajtimin që institucionet e drejtësisë, si Prokuroria e Gjyqësori, janë duke i bërë rasteve të tilla duke i lënë në liri”.

“Sipas informacioneve, i dyshuari kryesor i vrasjes së sotme ka qenë i arrestuar vitin e kaluar nga Policia e Kosovës për fajde, ndërkaq neglizhenca dhe tolerimi nga ana e sistemit të drejtësisë po na sjellin në pikën ku jemi sot”, tha ai.

Tutje, ai u shpreh se është momenti i fundit që këto institucione të reflektojnë dhe të mos ketë tolerim për asnjë kriminel.

“Është momenti i fundit që këto institucione të reflektojnë e të mos ketë tolerim për asnjë kriminel e asnjë veprimtari kriminale. Qytetarët duhet ta kenë shtetin garant të sigurisë dhe jo të ndihen të frikësuar”, shkroi ai.

MPB

Më shumë nga Lajme

  • 13:45Gucati: Nesër do të jetë një ndër protestat më të mëdha në histori, priten mbi 100 mijë pjesëmarrës
  • 13:44Kushtetuesja “udhëzon” deputetët: Jepjani popullit një President përfaqësues e simbol të unitetit
  • 13:28Selenica nderon ish-drejtuesit e UÇK-së: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi marrin titullin “Qytetar Nderi”
  • 13:26Mustafa jep sinjale për Ligjin e Speciales: Mund të kryhet edhe para 6 tetorit, Kurti ka dhënë shenja pozitive
  • 13:14Behrami i reagon Kurtit: Pse nuk ke të njëjtin motiv për mbrojtjen e UÇK-së si për Ligjin për Shtetësi serbe?