Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Surroi: Demonstratat e vitit 1981 nuk kishin arsye të organizoheshin

GD
Gazeta Demos5 korrik 2026 në 23:08
Surroi: Demonstratat e vitit 1981 nuk kishin arsye të organizoheshin

Publicisti Veton Surroi ka vlerësuar se protestat e vitit 1981 në Kosovë nuk kishin arsye të organizoheshin pasi në ato kohë nuk po zhvilloheshin procese të rëndësishme kushtetuese apo politike që do të justifikonin kërkesa për ndryshime.

Në një bashkëbisedim në podcastin “PIK” me historianin serb Milivoj Beshlin, Surroi ka thënë se nga kush po kërkohej ndryshime asokohe kur s’kishte më qendër.

“Nga kush të kërkoheshin ndryshime kushtetuese në Kosovë, kur nuk kishte më qendër?”, u shpreh Surroi.

Ai shtoi se ngjarjet e vitit 1981 e rikthyen në skenën politike dhe historike ndikimin e ideve të Dobrica Qosiqit, që përfshinte shfuqizimin e autonomisë së Kosovës dhe rritjen e kontrollit ndaj saj – politika që më pas u zbatuan nga krimineli Sllobodan Millosheviq.

Sipas Surroit, edhe pse Qosiqi nuk ishte në pushtet, idetë e tij u bënë udhërrëfyese për politikën serbe gjatë viteve ’80.

“Dobrica Qosiq thotë: ‘Kisha të drejtë, Leka Rankoviqi kishte të drejtë’, dhe prej aty fillon rikthimi drejt centralizimit, që më vonë, me Sllobodan Millosheviqin, përfundoi me shkatërrimin e shtetit”, deklaroi Surroi.

Nga ana tjetër, Beshlin u shpreh se demonstratat e vitit 1981 u cilësuan si kundërrevolucion dhe u shtypën me forcë, duke shtuar se regjimi ushtarak i vendosur në Kosovë pas atyre ngjarjeve nuk u largua kurrë plotësisht.

Sipas tij, edhe sot nuk ka një përgjigje të qartë në historiografi nëse protestat e vitit 1981 janë ndikuar nga faktorë të jashtëm apo kanë qenë tërësisht zhvillim i brendshëm

veton surroi

Më shumë nga Lajme

  • 13:47Aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj, lëndohet një këmbësor
  • 13:36Vuçiq i rikthehet idesë së çmendur për Ujmanin: Po e shqyrtojmë ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
  • 13:35Përmirësohet situata me zjarret në Mallakastër, problem mbetet era e fortë
  • 13:22REL: Si po i kushton Kosovës bllokada e tregtisë së energjisë me Serbinë
  • 13:18Tragjedi në Ksamil: 4-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga vetura e babait