Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës në çështjen e zhdëmtimit të viktimave

GD
Gazeta Demos26 qershor 2026 në 15:14
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës në çështjen e zhdëmtimit të viktimave

Paneli i Gjykatës Supreme të Dhomave të Specializuara ka hedhur poshtë në tërësi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga Pjetër Shala, e cila kishte të bënte me vendimin për zhdëmtimin e viktimave.

Vendimi u mor më 25 qershor 2026 nga paneli i përbërë nga kryegjykatësja Ekaterina Trendafilova dhe gjykatësit Kristinë van den Vajngart e Daniel Fransen.

Në kërkesën e tij, Shala kishte paraqitur pretendime për disa shkelje në vendimin e Panelit të Apelit, i cili kishte refuzuar ankesën e Mbrojtjes ndaj Urdhrit për Zhdëmtime të 29 janarit 2026.

Megjithatë, Gjykata Supreme i hodhi poshtë të gjitha pretendimet e ngritura, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit lidhur me urdhrin për zhdëmtimin e viktimave.

Përveç kësaj procedure, Pjetër Shala ka iniciuar edhe procese të tjera ligjore. Ai i është drejtuar Dhomës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara, duke pretenduar se gjatë procedurës penale i janë shkelur të drejtat themelore, ndërsa pret edhe nëse Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut do ta pranojë për shqyrtim kërkesën e tij kundër Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Më shumë nga Lajme

  • 11:45Lëvizja e automjeteve ushtarake, FSK njofton qytetarët: Nga 21 shtatori fillon ushtrimi “VALOR SHIELD 2026”
  • 11:41E kërcënoi ministren Gërvalla, arrestohet 32-vjeçari
  • 11:36Vendimi i Hagës, Berisha: E jap nënshkrimin për seancën e jashtëzakonshme
  • 11:36Demaku për Kurtin: Nuk i kaloi inatet e brendshme politike, dështoi ta mbronte UÇK-në
  • 11:19Protesta e mbrëmshme, Policia: Pas përfundimit, pati vozitje të rrezikshme