Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sulmuan në mes të ditës një person në Pejë, arrestohen dy të dyshuar

GD
Gazeta Demos15 korrik 2025 në 14:24
Sulmuan në mes të ditës një person në Pejë, arrestohen dy të dyshuar

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës për një rast rrahjeje të ndodhur më 4 korrik në rrugën “Wesley Clark” në Pejë.

Sipas Policisë, viktima është sulmuar fizikisht dhe goditur me pjesën e poshtme të një arme nga një person i panjohur në atë kohë. Menjëherë pas ngjarjes, viktima është transportuar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, por janë identifikuar dhe arrestuar më 14 korrik, pas një hetimi intensiv nga Sektori Rajonal për Hetime. Gjatë procedurës, njëri nga të dyshuarit ka dorëzuar një pajisje në formë arme (shkrepëse).

Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Komunikata e plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datën 04.07.2025, rreth orёs 10:25, ёshtё njoftuar pёr njё rrahje e cila ka ndodhur ne rrugën “Uesli Klark” nё Pejё.

Policia menjёherё ka dalё në vendngjarje, ku ka hasur në viktimën e rastit, i cili ka deklaruar se ёshtё goditur nga njё person me pjesën e poshtme të armёs.

Në vendin e ngjarjes ka dalё edhe emergjenca tё cilёt e kanё dёrguar viktimën në Spitalin Rajonal ne Pejё, pёr tretman mjekёsor. Tё dyshuarit janё larguar nga vendi i ngjarjes nё drejtim tё panjohur, ku pas njё pune intensive tё hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime, me datёn 14.07.2025, janё arrestuar dy persona tё dyshuar.

Njёri nga tё dyshuarit ka dorёzuar njё pajisje në formë arme (shkrepёse).

Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё Shtetit, tё dyshuarit janё ndaluar pёr 48 orё.

Më shumë nga Lajme

  • 12:09RTK: Pas 27 vitesh, Policia e Kosovës vendosen mbi urën e Ibrit
  • 11:59Ramadani ia numëron VV-së ditët e bllokadës: Duhet të ishim në Kuvend për të votuar ligje për qytetarët
  • 11:50Dehari: Pa marrëveshje politike, Kosova rrezikon zgjedhje të reja
  • 11:31Kriza politike, Konjufca: Kurti do t’u drejtohet sërish PDK-së, LDK-së dhe Aleancës
  • 11:30Brenda 24 orëve në Kosovë: Një aksident fatal, 29 të lënduar dhe 25 të arrestuar