Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Sulmohet roja i kafiterisë me thikë – Policia arreston dy persona në Ferizaj

GD
Gazeta Demos26 korrik 2025 në 16:34
Sulmohet roja i kafiterisë me thikë – Policia arreston dy persona në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 25 korrik 2025, rreth orës 20:55, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë, të përfshirë në një sulm të rëndë fizik.

Sipas njoftimit, të dyshuarit, së bashku edhe me dy persona tjerë që ndodhen në arrati, kanë sulmuar me mjete të forta dhe me mjet të mprehtë – thikë, një viktimë mashkull kosovar. Viktima ishte duke ushtruar detyrën si sigurim fizik në një kafiteri në momentin e sulmit.

Për shkak të lëndimeve të marra, ai fillimisht ka marrë ndihmë në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe më pas është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm, pasi gjendja e tij është konsideruar e rëndë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Policia po vazhdon hetimet për identifikimin dhe kapjen e dy personave të tjerë të përfshirë në rast.

Më shumë nga Lajme

  • 07:45Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare, ky është rendi i ditës
  • 07:35KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës
  • 07:32Vranët e me diell, ky është parashikimi i motit për sot
  • 23:59Kërçeli i përgjigjet Abdixhikut: S’thashë se gruaja juaj ka tregtuar energji, por se ka kompani për tregtim të energjisë
  • 23:39Zbulohen dy lokale ku organizohej bixhoz i paligjshëm në Mitrovicën e Veriut, shoqërohen katër persona