Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po vazhdon seanca ndaj dy vëllezërve Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq, si dhe Igor Dimoviq, të cilët akuzohen për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut.
Dy vëllezërit Viqentijeviq, si dhe Dimoviq, sipas aktakuzës së ngritur më 9 dhjetor 2024, kanë vendosur eksploziv në kanalin Ibër-Lepenc më 29 nëntor 2024.
Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme në infrastrukturën e furnizimit me ujë dhe energji elektrike, duke ndërprerë furnizimin për qytetarët dhe Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), me vlerë të dëmeve materiale prej 376,774.70 euro.
