Ekipi i studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës ka shënuar një sukses ndërkombëtar, duke arritur në çerekfinale të garës prestigjioze Willem C. Vis International Commercial Arbitration Moot – në kuadër të paragarës (Madrid Vis Pre Moot), e mbajtur në Madrid, Spanjë, nga 23 deri më 25 shkurt 2026.
Pas gjashtë raundeve përballë ekipeve nga universitete prestigjioze ndërkombëtare, studentët e Juridikut siguruan një vend në mesin e tetë ekipeve më të mira të garës.
Në Madrid, Fakulteti Juridik u përfaqësua nga studentët Angjelina Krasniqi, Ema Guda, Liza Rexhepi dhe Rron Zeka, nën udhëheqjen e trajneres Ass. Vlera Parduzi.
